Çdo funksion me një ekran të vërtetë nga aplikacioni. Të dhënat në pamje janë demonstrim.

Të dhënat, alergjitë, sëmundjet kronike, vizitat, recetat dhe dokumentet, të lidhura në një dosje të vetme që hapet për dy sekonda.
Shiko më shumë
Shëno karies, mbushje, kurora, implante e më shumë direkt mbi dhëmbët anatomikë, me sipërfaqe dhe kartë parodontale. Shumica e alternativave të plota nuk e kanë.
Shiko më shumë
Kërko barin sipas emrit, INN-së, kodit ATC ose grupit terapeutik dhe shtoje në recetë. Për Kosovën, Lista e Barnave Esenciale (LBE) është e integruar që në themel.
Shiko më shumë
Çdo mjek me oraret e veta, statuse me ngjyra dhe kujtesa automatike. Sheh gjithë javën në një pamje.
Shiko më shumë
Regjistro çdo pagesë me mënyrën përkatëse, lësho faturë profesionale dhe shih të hyrat sipas ditës, muajit dhe mjekut.
Shiko më shumë
Ndiq stokun e çdo materiali, me alarme kur stoku bie nën kufirin tënd ose kur diçka po skadon.
Shiko më shumë
Të hyrat dhe shpenzimet në një pamje: fitimi, mesatarja për vizitë, mungesat dhe eksport i gatshëm për kontabilistin.
Shiko më shumë
Një listë e vetme e kërkueshme sipas emrit, numrit personal ose telefonit, me vizitën e fundit të secilit.
Shiko më shumë
Terminet e sotme, pacientët në pritje, arkëtimet dhe pacientët e fundit, të mbledhura në një panel të vetëm sapo hyn.
Shiko më shumë
Anamneza, ekzaminimi, diagnoza me kod ICD-10, plani i trajtimit dhe shenjat vitale, gjithçka e lidhur me dosjen e pacientit.
Shiko më shumë
Një faqe publike rezervimi me oraret e lira reale të mjekëve tuaj. Pacienti zgjedh orën, konfirmon me email dhe termini shfaqet në kalendarin tuaj.
Shiko më shumë29 €/muaj për tërë ekipin · pa kartë krediti · anulo kurdo