Politika e Privatësisë
Përditësuar më 11 korrik 2026
Kjo politikë shpjegon si përpunohen të dhënat kur përdorni MedOrdinance. E hartuar sipas parimeve të nLPD (Zvicër) dhe RGPD.
1. Kush jemi
MedOrdinance është një softuer për menaxhimin e ordinancave dhe klinikave, i krijuar dhe i operuar nga Anunet (Anunet.ch), me seli në Zvicër. Kontakt: info@anunet.ch.
Për të dhënat e pacientëve, kontrolluesi i të dhënave është secila ordinancë/klinikë që përdor shërbimin. Anunet vepron si përpunues (nën-kontraktor), pra i përpunon këto të dhëna vetëm në emër dhe sipas udhëzimeve të ordinancës. Marrëdhënia rregullohet nga Marrëveshja për Përpunimin e të Dhënave (DPA).
2. Ku ruhen të dhënat
Të dhënat ruhen në një server të vetë operatorit, i vendosur në Zvicër — jo në një re publike (cloud) të palëve të treta. Nëse ordinanca ndodhet në Kosovë, të dhënat transferohen dhe ruhen në Zvicër, vend me nivel të lartë mbrojtjeje të të dhënave.
3. Çfarë të dhënash përpunojmë
- Llogaria & ordinanca: emri, mbiemri, email, telefon, emri i ordinancës, qyteti, roli i përdoruesit.
- Të dhëna të pacientëve (të dhëna shëndetësore): emër, datëlindje, gjini, adresë, kontakt, numër personal, numër sigurimi, alergji, sëmundje kronike, grup gjaku, anamnezë, diagnoza, receta, vizita, dokumente mjekësore, dhe pagesa/fatura.
- Të dhëna teknike: adresa IP dhe koha e hyrjeve, të nevojshme për sigurinë dhe gjurmën e auditimit.
4. Për çfarë qëllimi dhe mbi çfarë baze ligjore
- Ofrimi i shërbimit (menaxhimi i dosjeve, termineve, recetave, faturimit) — për ekzekutimin e kontratës me ordinancën.
- Dosja mjekësore — për përmbushjen e detyrimeve ligjore të ordinancës si ofrues i kujdesit shëndetësor.
- Siguria dhe parandalimi i abuzimeve — interes legjitim (rate-limit, gjurmë auditimi, verifikim anti-bot).
Nuk i përdorim të dhënat e pacientëve për reklama dhe nuk i shesim kurrë te palë të treta.
5. Sa gjatë i ruajmë
Të dhënat ruhen për aq kohë sa llogaria e ordinancës është aktive dhe sipas afateve ligjore të ruajtjes së dosjeve mjekësore që zbatohen për ordinancën. Pas mbylljes së llogarisë, të dhënat mund t'i kthehen ordinancës dhe fshihen brenda një afati të arsyeshëm (deri në 90 ditë), përveç rasteve kur ligji kërkon ruajtje më të gjatë. Fshirja në sistem bëhet fillimisht si "soft-delete" dhe pastaj pastrohet.
6. Me kë i ndajmë
Për të ofruar shërbimin, përdorim një numër të kufizuar nën-përpunuesish:
- Shërbim email (SMTP) — për të dërguar emaile aktivizimi, kujtesa dhe dokumente. Ordinanca mund të përdorë serverin e vet SMTP.
- Cloudflare Turnstile — verifikim anti-bot në faqet publike (regjistrim, rezervim online).
- WhatsApp Cloud API (Meta) — vetëm nëse ordinanca aktivizon kujtesat me WhatsApp.
Përveç këtyre, të dhënat nuk u zbulohen palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur kërkohet me ligj.
7. Siguria
Zbatojmë masa teknike dhe organizative, mes tyre: lidhje e enkriptuar HTTPS/TLS, verifikim me dy hapa (2FA), fjalëkalime të ruajtura si hash (bcrypt), kufizim tentativash dhe bllokim llogarie, gjurmë auditimi e pandryshueshme, backup ditore të enkriptuara, izolim i të dhënave për çdo ordinancë dhe qasje me role. Më shumë te faqja e Sigurisë.
8. Të drejtat tuaja
Si subjekt i të dhënave keni të drejtë për: qasje, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit, kundërshtim dhe transferueshmëri. Meqë kontrolluesi është ordinanca juaj, këto të drejta ushtrohen zakonisht përmes ordinancës ku jeni pacient. Për ndihmë mund të shkruani gjithashtu te info@anunet.ch.
9. Cookies
Përdorim vetëm cookies funksionale (hyrja në llogari dhe verifikimi anti-bot). Shih Politikën e Cookies.
10. Ndryshimet dhe kontakti
Këtë politikë mund ta përditësojmë herë pas here; ndryshimet publikohen në këtë faqe me datën e re. Për çdo pyetje mbi privatësinë: info@anunet.ch.